10:39 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia gjen drogë, thikë e fishekë gjatë bastisjes, arreston katër persona

Katër persona janë arrestuar në Lipjan, përcjellë Indeksonline.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarve pas bastisjes në banesën ku gjendeshin janë gjetur dhe konfiskuar drogë, thika. Shufër metalike, fishekë, maskë dhe mjete të tjera për përdorimin e narkotikëve.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në banesën ku gjendeshin të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar :131 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë,  dy thika, një shufër metalike,  tre copë fishkë, dy peshore digjitale dhe letra mbështjellëse, një maskë,  disa pajisje për përdorimin e narkotikëve dhe  310€ kesh para. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”. /Indeksonline/