75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / MSH

Policia gjen fara kanabisi në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë të Veriut

Një të dyshuari në Mitrovicë të Veriut policia i ka gjetur fara të bimës së kanabisit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se dy farat e bimës janë gjetur gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar.

Farat janë sekuestruar nga njësiti policor, si provë materiale.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Kultivim i bimës së hashashit”./IndeksOnline/