75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / MSH

Policia gjen fishekë në valixhen e një udhëtari në aeroportin “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 20 fishekë në valixhen e një personi, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Rasti ndodhi pasditen e djeshme, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, gjatë një kontrolli në valixhen e një të dyshuari, u gjeten dhe sekuestruan 20 copë fishekë që i përkasin një arme zjarri.

“Në konsultim me prokurorin, është iniciuar lënda e rastit, ndërkaq i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor./IndeksOnline/