15:38 / E Martë, 02 Gusht 2022 / k.v

​Policia gjen kanabis në një arë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri është raportuar se në një arë djerrinë janë disa bimë të cilat dyshohen se janë bimë narkotike.

Njësitë përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë vërejtur se disa bimë mund të jenë të llojit Kanabis Sativa të cilat dyshohet se janë zhvilluar pa përkujdesjen e askujt.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin të së cilit bimët janë asgjësuar.