Policia gjen kokainë në një veturë të braktisur, i dyshuari shpallet në kërkim

Policia e Kosovës ka kontrolluar një veturë që ishte sekuestruar dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar 60.8 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një peshore elektrike.
Kontrolli është bërë me urdhër të prokurorit. I dyshuari, që paraprakisht kishte braktisur veturën vazhdon të jetë në kërkim policor.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18 e 30 minuta në rrugën “Ali Hadri” në Gjilan./IndeksOnline/