Policia gjen narkotikë te një i dyshuar në Shtime

Është urdhëruar kontroll i detajuar te një i dyshuar, i cili mbrëmë u ndalua nga njësitet policore në Shtime.
I dyshuari, teksa po udhëtonte me veturë në rrugën “Ibrahim Rugova”, u ndalua nga policia për një kontroll rutinë, që rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të narkotikëve, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, i dyshuari posedonte me vete narkotikë të llojit marihuanë.
“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./IndeksOnline/