75 Mall Live Search
16:18 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / OSH

Policia gjen në Prishtinë automjetin me njolla gjaku, dyshohet se transportoi një të lënduar nga një rast në Gjilan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për veturën që u gjet me njolla gjaku në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e kryeqytetit, Flora Ahmeti, bëhet fjalë për një rast, ku në Prishtinë, është raportuar për një veturë brenda së cilës shiheshin njolla gjaku.

Njësitet policore kanë identifikuar ngasësin e automjetit, i cili bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan.

”Sot rreth orës 12:00, policia njofton se kanë pranuar informatën që në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” në Prishtinë gjendet një veturë në të cilën shihen njolla gjaku. Organet e rendit njoftojnë se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar ngasësin e automjetit, të cilin për intervistim e kanë shoqëruar në stacion policor. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan”, tha ajo.