75 Mall Live Search
10:28 / E Diele, 09 Mars 2025 / Gj. Sh

Policia gjen një automjet të vjedhur në veri

Policia e Kosovës, ditën e djeshme gjatë patrullimit në rrugën “Filip Visnjic” Mitrovicë Veri, kanë gjetur një vetur të braktisur.

Pas verifikimeve të bëra në sistem, policia ka kostatuar se automjeti ishte raportuar si i vjedhur.

”Më datë 08.03.2025, njësitë policore, gjatë patrullimit të rregullt në rrugën “Filip Visnjic” Mitrovicë Veri, kanë vërejtur një automjet të braktisur. Për shkak të rrethanave të dyshimta, policia ka kryer verifikime në sistemin e Policisë dhe ka konstatuar se automjeti ishte raportuar më parë si i vjedhur. Menjëherë pas konfirmimit, policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, i cili do të ndërmarrë hapat e mëtejshëm hetimorë. Policia e Kosovës apel tek të gjithë qytetarët pa dallim që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë që mund të ndihmojë në parandalimin dhe zgjidhjen e rasteve.” thuhet në njoftimin e policisë.