Policia gjen qese me marihuanë në bodrumin e një banese në Kaçanik

Policia ka gjetur disa qese me marihuanë në bodrumin e një kompleksi të vjetër banesor në rrugën “Idriz Seferi”, në Kaçanik.
Gjatë një kontrolli të rëndomtë pasditën e djeshme, policia gjeti 14 qese najloni me marihuanë në një kuti plastike, shkruan IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./IndeksOnline/