Policia gjermane bastis Federatën e Futbollit, dyshime për evazion fiskal

Policia gjermane ka bërë një kontroll të befasishëm mëngjesin e sotëm në zyrat e Federatës Gjermane të Futbollit dhe në shtëpitë e disa funksionarëve “aktualë dhe ish”.
Këta të fundit dyshohen për “evazion fiskal në raste shumë të rënda”.
Emrat e tyre nuk janë bërë publikë dhe janë të akuzuar se “kanë fshehur me vetëdije” nga autoritetet fiskale të ardhurat e reklamave për vitet 2014 dhe 2015 në mënyrë që Federata të mos paguante rreth 4.5 milionë euro taksa. /IndeksOnline/