75 Mall Live Search
08:47 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Policia gjobit dy shoferë, po bënin gara në mesnatë, një tjetër, sepse ishte i dehur

Policia e Komunikacionit Rrugor më 31.10.2024 rreth orës 23:30 në rrugën në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt,  ka ndaluar dy shoferët: G.E (M/K),  i moshës 23-vjeçar dhe R.K (M/K) i moshës 19- vjeçar,  të cilët zhvilluan shpejtësi 153, në zonën e kufizimit 60 km/h.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej treqind (300) euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre (3) muajve.

Ndërsa më 01.11.2024 , rreth orës 02:30 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, policia ka ndaluar shoferin  A.K ( M/K ) , i moshës 27-vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij nën ndikimin e alkoolit, ku gjatë testimit ka rezultuar me 0.83 %0. Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre ( 3) muajve.