18:03 / E Shtunë, 20 Prill 2024 / MSH

Policia gjobit një shofer në Ferizaj, e ngiste veturën i dehur

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot ndaloi shoferin 27 vjeçar, D.M (M/K), i cili po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit, ku pas testimit ka rezultuar me 0.85 promila.

Rasti ka ndodhur rreth orës 05:35 në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt

Ndaj shoferit në fjalë, policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 eurosh, 2 pikë negative, dhe për tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt deklaron do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë veturat nën ndikimin e alkoolit.

“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftim.