Policia gjobit shoferin që tejkaloi në vijë të plotë

Policia në Ferizaj dje ka pranuar një video nga një qytetar, ku shihet një veturë me targa vendore, që kryen tejkalim në vijë të plotë në rrugën Ferizaj-Shtime, më saktë në fshatin Koshare.
Pas identifikimit, shoferi SH.A. (26 vjeç) u ftua në stacionin e policisë në Ferizaj dhe iu shqiptua një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentëshoferit për 3 muaj.
Policia u ka apeluar të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.
“Për çdo kundërvajtje, qytetarët mund të njoftojnë policinë përmes aplikacionit: “Lajmëro policinë” ose në numrat e kujdestarisë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.
Të dhënat do të ruhen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.