75 Mall Live Search
16:56 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / F.R

Policia gjobit tre shoferë për tejkalime të rrezikshme në Klinë

Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë ka njoftuar se më 20 qershor., dy shoferë janë hasur në fshatin Dollc të Klinës duke kryer tejkalim të automjeteve nga krahu i djathtë, veprim që bie ndesh me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Ndaj secilit prej tyre janë shqiptuar këto masa:

  • Gjobë prej 150 eurosh.
  • 1 pikë negative.
  • Masë mbrojtëse në kohëzgjatje prej 3 muajsh.

Ndërkohë, një tjetër kundërvajtës është ndaluar po në po të njëjtën ditë në fshatin Potërq të Klinës, pasi kishte kryer tejkalim në vijë të plotë.

Për këtë shkelje, Policia ka shqiptuar:

  • Gjobë prej 200 eurosh.
  • 2 pikë negative.
  • Masë mbrojtëse prej 3 muajsh.