20:42 / E Martë, 24 Tetor 2023 / MSH

Policia gjobitë dy shoferë në afërsi të Vitisë

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 16:00 në aksin rrugor Gërlicë-Viti ka ndaluar shoferët B.G, 45 vjeçar dhe R.F, 19 vjeçar, të cilët me veturat e tyre shkaktuan kundërvajtje “Tejkalim në vijë të plotë”.

Ndaj tyre, policia shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.