Policia gjuan me armë furgonin në Han të Elezit që tentoi t’i godas zyrtarët, po kontrabandonin mallra

Të mërkurën rreth orës 18:30 në pikën kufitare të Hanit të Elezit, policia ka vërejtur një automjet të dyshuar që ndodheshin dy persona, ku të njëjtit nuk janë ndalur.
Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit kanë vozitur me shpejtësi të vrullshme në drejtim të zyrtarëve policorë.
Me qëllim të parandalimit të rrezikut të drejtpërdrejt për zyrtarët policorë, njëri nga zyrtarët policorë ka përdorur armën zyrtare në drejtim të automjetit të dyshuar ndërsa kanë arritut të ikin nga vendi i ngjarjes.
Policia ka arritut të identifikoj një person, ku me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje
“Njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur një automjet të dyshuar në të cilin ndodheshin dy persona të dyshuar dhe ka urdhëruar për ndalim dhe të njëjtit nuk janë ndaluar. Të njëjtit kanë vozitur me shpejtësi të vrullshme në drejtim të zyrtarëve policorë. Gjatë incidentit, me qëllim të parandalimit të rrezikut të drejtpërdrejt për zyrtarët policorë, njëri nga zyrtarët policorë ka përdorur pajisjen zyrtare (armën zyrtare) në drejtim të automjetit të dyshuar. Të dyshuarit kanë ikur nga automjeti dhe nga vendi i ngjarjes. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes aty është paraqitur një mashkull i dyshuar kosovar, i cili me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Automjeti në të cilin kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara është sekuestruar. Lidhur me rastin janë informuar institucionet kompetente dhe rasti po trajtohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë./IndeksOnline/