75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 15 Janar 2024 / k.v

Policia godet rrjetin e kontrabandistëve të cigareve

Policia kufitare dhe Dogana e Kosovës, të dieln rreth orës 14:00 kanë  ndaluar një veturë me targa vendore në rrethin e Vitisë, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1 299 boksa me cigare të kontrabanduara nga Serbia.

Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Dy të dyshuar janë arrestuar ndërsa i dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/