75 Mall Live Search
18:57 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / MSH

Policia greke arreston shqiptarin që vrau gruan e tij në Volos

24 orë ka zgjatur arratia e shqiptarit që vrau gruan në Volos të Greqisë.

40-vjeçari P.N., u arrestua nga policia, i fshehur pas disa shkurreve, në një parking të vjetër në qytetin e Volosit, shumë afër shtëpisë ku ndodhi krimi.

Ai qëlloi të premten rreth orës 10:00 gruan e tij 36-vjeçare, pas debateve që kishin mes tyre, shkruan TVKlan.

Çifti kishte 4 fëmijë, më i vogli 13 vjeç dhe më i madhi 18, të cilët fatkeqësisht u bënë dëshmitarë të skenës makabre të vrasjes së nënës së tyre në shkallët e pallatit ku jetonin.

Ata i thanë policisë se prindërit kishin nisur të debatonin në orët e para të së premtes, dhe se kur ajo u përpoq të largohej nga banesa, babai e qëlloi me një mjet të mprehtë.