75 Mall Live Search
13:03 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / P M

Policia hap tender për blerjen e rrobave civile për zyrtaret policore

Policia e Kosovës ka hapur një tender për furnizim me rroba civile të destinuara për zyrtaret policore femra. Sipas të dhënave të dosjes së tenderit, policia kërkon blerjen e 750 kompleteve të rrobave civile për femra, të parashikuara për përdorim në detyrë.

Po ashtu në dosje thuhet se po kërkojnë të furnizohen me 490 këmisha me mëngë të shkurtra, 490 këmisha me mëngë të gjata, 625 palë këpucë për femra.

Vlera totale e parashikuar e këtij tenderi parashihet të jetë mbi 211 mijë euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar në 36 muaj.