75 Mall Live Search
19:32 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / OSH

Policia hap zjarrë ndaj protestuesve në Roterdam të Holandës

Policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve në Roterdam të Holandës, shtatë persona u lënduan nga trazirat që ndodhën në qendër të qytetit pasi po mbahej një demostratë  kundër masave kufizuese të COVID-19.

Kryebashkiaku i qytetit holandez e quajti zhvillimin si “një orgji dhune”.

Kryebashkiaku Ahmed Aboutaleb u tha gazetarëve në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës se “në një sërë rastesh policia e ndjeu të nevojshme të përdorte armët për t’u mbrojtur”, derisa sipas tij qytetarët vrapuan nga qendra e qytetit për të shkuar në port, duke vënë zjarre dhe duke hedhur gurë ndaj oficerëve të policisë.

“Ata gjuajtën mbi protestuesit, njerëzit u plagosën,” tha Aboutaleb. Ai nuk kishte detaje për të lënduarit. Policia ka gjuajtur edhe të shtëna paralajmëruese.

Një numër i policëve janë lënduar nga dhuna e protestuesve, po ashtu janë arrestuar edhe një numër i njerëzve, shkruan Euronews.