75 Mall Live Search
11:02 / E Martë, 14 Shtator 2021 / OSH

Policia has në 14 persona në një bar në Prishtinë në 3 të mëngjesit – mbyllet lokali

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e vendimeve të   Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.

Me fokus të veçantë respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, policia dhe inspektorët sot rreth orës 03:30, kanë mbyllë një lokal (bar) në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë dhe kanë shqiptuar:

-katërmbëdhjetë (14) masa administrative, ndaj personave/klientëve, që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin  dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe

-1 fletëparaqitje pronarit të lokalit

Më pas nga inspektorët kompetent lokali është mbyllur.

Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër,  të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta