75 Mall Live Search
09:32 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / F.R

Policia has në një mjet të dyshuar shpërthyes në Gjakovë, intervenon FSK-ja

Është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes, të mërkurën në Gjakovë gjatë patrullimit rutinë të zyrtarëve policorë.

Sipas Policisë së Kosovës, menjëherë pas identifikimit të mjetit, policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, derisa në lokacion kanë arritur njësitet për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Gjakovë / 03.06.2026 – 10:04. Është raportuar se patrulla policore gjatë patrullimit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së , të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”,thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/