Policia has në një person me 21 kilogramë marihuanë në çantë, ua drejton armën policëve në aksion

Policia kufitare përgjatë vijës së gjelbër në kufirin Kosovë-Shqipëri, mbrëmë ka hasur në një person të dyshuar që po bartte një çantë dhe ishte i armatosur.
Me të vënë re zyrtarët policorë, i dyshuari ua ka drejtuar armën, duke i rrezikuar drejtpërdrejt ata, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, zyrtarët kanë tëntuar ta ndalonin të dyshuarin, por ai ka hedhur çantën dhe ka dalur në zonën malore, duke ikur në drejtim të Shqipërisë.
“Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sasia është konfiskuar, teksa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet policore të Prizrenit.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës më saktë Njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025 rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës se gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar, i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur. Ai në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre. Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalonin të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo ai e ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dilte në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.
Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë (marihuanë). Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është inicuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN-ja – Prizren.

