12:50 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / A. M.

Policia has në personin që ishte duke u kërkuar, e arreston në Prishtinë!

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në ora 10:30.

Zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për “Indeksonline” se një njësi policore gjatë aktiviteteve të rregullta patrulluese, ka ndaluar një person që ishte në kërkim policor.

“I njëjti është shoqëruar në SP ‘Qendra’. Në koordinim me prokurorin do të procedohet me rastin”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/