Policia has në rezistencë për t’i arrestuar 2 të dyshuar, lëndohet një zyrtar policor

Policia e Kosovës ka hasur në vështirësi kur ndaluoi dje dy persona, të cilëve deshën t’ua verifikonin dokumentet.
Sipas njoftimitm, të dyshuarit kanë tentuar të iknin, por u arrestuan.
Si pasojë e rezistencës së tyre një zyrtar policor pësoi lëndime trupore.
“Autostradë Veternik-Podujevë 11.06.2020 – 12:31. Derisa një njësi policore ka qenë duke bërë verifikimin e dokumenteve të dy personave të dyshuar, ata kanë tentuar që të iknin, por njësia policore gjatë arrestimit të tyre ka hasur në rezistencë ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/