Policia heton vdekjen e dy personave, njërit në Obiliq e tjetrit në Istog

Ditën e djeshme janë raportuar dy raste të vdekjes në Kosovë, me policinë që ka nisur menjëherë hetimet.
Në Obiliq, një burrë u gjet pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e konstatoi mjeku kujdestar, sakaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti i dytë raportohet të ketë ndodhur në Istog, shkruan IndeksOnline.
Një burrë u gjet pa shenja jete, teksa policia u njoftua nga një dëshmitar.
Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion.
Të dyja këto raste, autoritetet i kanë iniciuar si “Hetim i vdekjes”./IndeksOnline/