Policia heton vdekjen e mjekut turk në Spitalin e Prizrenit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Spitalin e Prizrenit, ku ka ndërruar jetë një mjek turk, 69 vjeç.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar, më 26 tetor 2025, rreth orës 00:10. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
Bazuar në dëshminë e personit që e ka dërguar në spital, mjeku ishte paraqitur në emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të menjëhershëm nga stafi mjekësor, ai nuk ka arritur të mbijetonte.
Hetimet për rastin janë në vazhdim. /IndeksOnline/

