75 Mall Live Search
10:40 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / B O

Policia holandeze arreston futbollin e Juventusit!

Policia holandeze e ka arrestuar futbollistin e Juventusit, Mohamed Ihattaren. Futbollisti që është huazuar këtë edicion te Ajax është arrestuar në shtëpinë e tij në Utrecht.

Futbollisti 20 vjeçar dyshohet për kërcënime serioze ndaj një personi tjetër. Karriera e hershme e futbollistit është përcjellur me disa ngjarje të dobëta që po ndikojnë në karrierën e tij.

Ai ka patur probleme të vazhdueshme për shkak të lidhjeve të dashurisë dhe kontakteve të tij me njerëz të botës së krimit.

Wesley Sneijder kohët e fundit u përpoq të ndihmonte Ihattaren, por ai nuk preferoi gjatë që ta ketë atë në rol këshillues./Indeksonline/