13:31 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / B O

Policia hyn në galeri për të shpëtuar gruan pa ndjenja, rezulton se ishte skulpturë

Policia bastisi një galeri arti në Londër pas raportimit se brenda ndodhej një person që kishte humbur ndjenjat, por rezultoi se ishte një skulpturë.

Skulptura e artistit amerikan Mark Jenkins e quajtur “Christina” bëri bujë të vërtetë në galerinë e artit në Londër “Laz Emporium”.

E bërë nga shirit ngjitës paketimi dhe material shkumë, skulptura përshkruan motrën e pronarit të galerisë që ka humbur ndjenjat mbi një pjatë supë. Pas denoncimit se në galerinë e mbyllur ndodhej një person i pavetëdijshëm, efektivët e policisë kanë thyer derën në përpjekje për ta ndihmuar.- Advertisement –

Megjithatë, kur hynë brenda, ata kuptuan se ishte një instalacion arti i porositur nga pronari i galerisë Steve Lazarides.