Policia i jep sinjal të ndalonte, i dyshuari rrit shpejtësinë dhe godet një veturë

Është arrestuar një person në veri të Mitrovicës pasi që ai derisa kishte qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendi, kishte zhvilluar një shpejtësi të madhe duke rrezikuar qytetarët.
Zyrtarët policorë e kishin sinjalizuar që të ndalej i dyshuari, mirëpo ai e kishte zhvilluar shpejtësinë me të madhe të lëvizjes, duke i rrezikuar policët në detyrë.
I dyshuari gjatë lëvizjes kishte goditur një automjet tjetër në udhëkryq.
Policia kishte arrestuar të dyshuarin dhe ai gjatë prangosjes kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/