Policia i gjen armë dhe narkotikë një 43 vjeçari në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Ai dyshohet për veprat penale “Kanosje”, “Posedim i narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
43-vjeçarit, P.M, iu gjetën armë dhe një sasi e substancave narkotike.

“Pasi është intervistuar nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje
Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast Kanosje.
Njësitet policore në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë kryer një kontrollë në shtëpinë e personit të dyshuar ku janë gjetë e sekuestruar :
– një armë zjarri dhe
– një sasi e substancave narkotike.
Personi i dyshuar P.M, mashkull 43 vjeç, pasi është intervistuar nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje