75 Mall Live Search
12:57 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia ia gjen një suharekasi në shtëpi 3 pushkë, 1 pistoletë e shumë fishekë, ndalohet 48 orë

Në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Prizrenit Njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësitet e tjera policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit L.K i lindur në vitin 1978 në Suharekë, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar disa pushë, pistolë, fishekë e pjesë të pistolestës, transmeton IndeksOnline.

Siç njofton policia i dyshuari është dërguar në mbajtje 48 orë.

Në lidhje me rastin kanë falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e mirë me policinë dhe se falë ndihmës së tyre është arritur të ndalohej nga policia

Atij i janë gjetur  :

1.Një pushkë automatike AK-47

2. Një pushkë gjuetie, “Zbrojovk Brno”

3. Një pushkë gjuetie, “Sarsilmaz silah sanay-duzce”, model 2803-12GGA26

4.Një pistoletë ajrore RWS cal.4.5mm

5. Dy karikatorë të AK-47

6. Shtatëmbëdhjetë (17) fishekë të pushkës se gjuetisë  GA-12

7. Njëzeteshtatë (27) fishekë cal.7.62

8.Pjesë të pistoletës ajrore “Umarex12gCO-Bulb”

9.Diabolla pro magnum cal.4.5, 300 copë

10. Dy rrethatore për vendosjen e diabollave

11. Një mbajtëse fishekësh (fishekore) për pushkë gjuetie.