I gjenden armë e municione në shtëpi, arrestohet një i dyshuar, në Gjakovë

Një person është arrestuar të dielën në mesditë në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dymbëdhjetë (12) copë fishekë, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt./IndeksOnline/