75 Mall Live Search
10:07 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Policia i gjën drogë e armë në shtëpi, arrestohet i dyshuari, në Prishtinë

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të tij në rrugën “Kukësi” i janë gjetur dhe konfiskuar 507 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, tri armë zjarri, 10 fishekë kalibrash të ndryshëm, një veturë dhe një telefon.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Hetimet lidhur me këtë rast ende po vazhdojnë./IndeksOnline/