75 Mall Live Search
09:51 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

I gjendet drogë në veturë, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

Policia ka njoftuar se të dielën rreth orës 21:00, në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë, është arrestuar një person i dyshuari, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij, i është gjetur dhe konfiskuar 13.66 gramë substancë narkotike, lloji marihuanë.

Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/