10:38 / E Martë, 25 Janar 2022 / B O

Policia i kap disa persona duke luajtur bixhoz, konfiskohen mjetet e lojës

Mbrëmë rreth orës 22:30 minuta, në Rr. “ Nënë Tereza”, policia nga Stacioni policor – Gjakovë  përmes rrugëve operative-hetimore ka pranuar një informate anonime nga një qytetar, se në një banesë është duke u zhvilluar bixhoz i paligjshëm,

 Është njoftuar prokurori kujdestar lidhur më informatë, është lokalizuar vendi ku ishte në zhvillim loja e bixhozit, dhe nga ana e zyrtarëve policor të përfshirë në këtë aksion është kryer kontrolli – bastisja e banesës dhe objekteve përcjellëse.

 Gjatë kontrollit  në atë lokacion janë has pesëmbëdhjetë (15) persona prezent duke luajtur lojën – Poker.

  Të njëjtit janë shoqëruar në lokalët e Stacionit policor në Gjakove, ku janë intervistuar lidhur për  rastin dhe me urdhër të prokurorit, pronari i banesës:

  • P.GJ. i lindur 1975, sh/k.  është në ndalim policor prej 48 orësh,

  Katërmbëdhjetë (14) tjerë të dyshuar janë liruar dhe vazhdojnë në procedurë të rregullt.

      Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:

  • Tavolinë e bixhozit,
  • Roleta për lojë,
  • Gjithashtu nga personat e dyshuar janë sekuestruar një sasi e konsideruar e parave prej rreth pesëmijë (5.000).

   Po ashtu të gjithë personave të përshirë në at veprimtari iu janë shqiptuar dhe dënime mandatore, për mos respektim të orarit të lëvizjes.