Policia i kap në flagrancë hajnat e druve në veri (Foto)

Të enjten në Stacionin Policor në Leposaviq është raportuar një rast i vjedhjes së pyllit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy persona të dyshuar që kishin prerë një sasi të konsiderueshme drunjsh dhe i kishin ngarkuar në automjetet për bartje, kamion dhe traktor.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar automjetet për bartje së bashku me sasinë drusore, dy sharra për prerje te drunjsh dhe dy radiolidhje. Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit dhe procedurave tjera policore, me urdhër te prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e pyllit”./IndeksOnline/



