11:19 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Policia i konfiskon gjashtë karikatorë të AK/47 serbit

Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e një serbi në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës.

Në komunikatën e PK-së dërguar për media, thuhet se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 224 fishekë të kalibrit 7.62mm dhe gjashtë karikatorë të AK/47.

Më pas i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./AktivPress