Policia i kontrolloi për armë pa leje, u gjeti kokainë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugë “Johan. V. Hahn” në Prishtinë, ka dërguar në mbajtje dy persona për armëmbajtje pa leje.
“Pas një informate se ka pasur gjuajtje me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar dy të dyshuarit meshkuj K-Shqiptarë, të cilët fillimisht nuk kanë pranuar se kishte gjuajtje me armë ashtu siç nuk kanë pranuar se posedonin armë. Pas një kontrolli sipërfaqësor tek njëri nga të dyshuarit në brezin e tij ishte gjetur një pistoletë TT me nëntë fishekë. Ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur një sasi e dyshuar e substancave narkotike (kokainë). Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/