Policia i merr patent shoferin një vozitësi në Kamenicë, po drejtonte veturën i dehur

Policia në Kamenicë dje ka zbatuar planin operativ “Siguria në trafikun rrugor”.
Në kuadër të këtij pëani, në fshatin Novosellë, ka hasur në një veturë me tabela vendore, që po drejtohej nga një vozitës, i dyshuar se ishte nën ndikimin e alkoolit.
“Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool-test i njëjti është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.30 promila” thuhet në njoftimin e policisë.
Shoferit iu shqiptua gjoba në vlerë prej treqind eurosh, iu konfiskua patentë shoferi prej nëntë muajsh, dhe iu shkruan dy pikë negative.
Policia ka bërë apel ndaj të gjithë shoferëve që të kenë kujdes në vozitje.
