75 Mall Live Search
12:07 / E Enjte, 13 Mars 2025 / MSH

Policia i sekuestron Granit Gojanit 55 mijë euro para të gatshme

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se dje janë realizuar dy kontrolle në Gjakovë, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar 55 mijë euro para të gatshme.

Kontrollet vijnë në vazhdën e hetimeve në çështjen penale ndaj biznesmenit Granit Gojani, të cilit javën e kaluar iu sekuestruan 166 parcela në Novoberdë, Graçanicë, si dhe dy banesa në vlerë prej mbi 1 milion eurosh në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Prokuroria ka njoftuar se nga aksioni i djeshëm është iniciuar vepra penale “Shpëlarje e parave”.

“Rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.