11:31 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Policia i sekuestron kanabis 27 vjeçarit në Prishtinë, arrestohet

Policia e Kosovës mbrëmë në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, ka kontrolluar një 27-vjeçar me ç’rast ia ka sekuestruar një  sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit  kanabis (marihuanë).

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, Agron Borovci, zëdhënës i policisë rajonale në Prishtinë, i cili tha se i dyshuari është arrestuar.

Me prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

“Policia e rajonit të  Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e narkokriminalitetit.

Kështu, më  25.11.2020 rreth orës 21:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, policia mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm si rezultat i një pune hetimore paraprake, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një  sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit  kanabis (marihuana).

Ndaj tij, policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, tha ai./IndeksOnline/

foto ilustrim