Policia i “shashtris” me dënime personat që kanë parkuar veturën në tunelin te “Kurrizi”

Policia e Kosovës pak para fillimit të orës policore ka gjobitur veturat që ishin të parkuara tek tuneli tek vendi i quajtur “Kurriz” në Prishtinë.
Një nga të dënuarit në një prononcim për Indeksonline ka treguar se njerëzit që kanë punuar në lokalet afër aty, gjithmonë i kanë parkuar aty veturat dhe asnjëherë nuk kanë pasur problem.

Arsyeja se pse veturat i kanë parkuar aty, pasi nuk kanë tjetër vend për t’i parkuar.
Kryeqyteti i Kosovës ka vite që po përballet me mungesën e parkingut. Tash ka filluar ndërtimi i një parkingu nën-tokësor tek objekti i Fakultetit Filologjisë./Indeksonline/