75 Mall Live Search
11:51 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia i shpallë luftë narkotikëve në kryeqytet

Ka përfunduar operacioni i policisë në kryeqytet.

Mëngjesin e sotëm shumë forca policore kishin vërshuar rrugëve të lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se arsyeja e aksionit masiv të policisë ka qenë lufta kundër narkotikëve.

Ndonëse ende zyrtarisht policia nuk ka treguar për rezultatin e aksionit, zëdhënësi i PK-së Baki Kelani ka konfirmuar aksionin e sotëm.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor, për detaje ju njoftojmë ndërkohe pas përfundimit të operacionit”, ka thënë Kelani./Indeksonline/