Policia i zë në flagrancë dy persona duke shitur kokainë në Prishtinë

Janë arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë nga policia duke shitur substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, transmeton IndeksOnline.
Me urdhër të prokurorit është bastisur një shtëpi ku janë gjetur dhe konfiskuar disa gram substancë Kokainë, një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, dy dokumente identifikimi, 65 euro para të gatshme dhe tre telefona.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00 në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/