09:29 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Policia ia konfiskon pejanit bimët narkotike, i kishte për kultivim

Gjatë ditës së djeshme, policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Islam Tabaku”, në Pejë.

Të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar bimë narkotike, shkruan IndeksOnline.

Rr. Islam Tabaku, Pejë 24.08.2021 – 16:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi gjatë hetimeve dhe kontrollit të shtëpisë së tij ku banon janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, Hashash në sasi të vogla, disa bimë dhe fara të kanabisit, paisje për përpunimin e narkotikëve dy fishekë, një telefon dhe para të gatshme 120 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.