75 Mall Live Search
11:48 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Policia ia sekuestron një armë vushtrriasit, punonte roje nate në kafiteri

Gjatë natës së 19 marsit 2021, policia në Vushtrri, ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës është bërë gjate natës në kohën kur njësitet policore kanë hasur në personin e dyshuar, i cili punonte si rojë nate në një kafene.

Me këtë rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, një karikator dhe dy fishekë, për të cilën i dyshuari nuk kishte leje.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. K.,53-vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.