75 Mall Live Search
16:39 / E Diele, 14 Qershor 2020 / C E

Policia ia shuan ëndrrën tifozit, e detyron ta fshijë fotografinë me Messin

Barcelona mbrëmë mposhti Mallorcan me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë pas pauzës 3 mujore për shkak të koronavirusit.

Ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve si masë mbrojtëse për të mos e lejuar përhapjen e virusit.

Por një tifoz gjeti mënyrën për tu futur në stadium, madje hyri në fushë dhe bëri një fotografi me Messin.

Më pas ai u arrestua nga policia ku përveç gjobës u detyrua të fshinte fotografinë.

Ëndrra ime ishte të bëja një foto me Messi. Kam shkuar në drejtim të tij, mirëpo fillimisht e pash Jordi Alban dhe e luta për një foto, më pas shkova te Messi. E bëra një foto me të, mirëpo policia më detyroi ta fshija atë dhe më kanë vënë një gjobë”, ka shtuar më tej ai. /IndeksOnline/