Policia ia zë derën prizrenasit: Kishte organizuar aheng familjar

Ndonëse numri i të prekurve dhe atyre të vdekurve si pasojë e COVID19, po rritet çdo ditë, kosovarët ende nuk janë bindur që t’i ndalin dasmat e fejesat.
Mbrëmë, Policia e Kosovës, ka ndaluar një ahneg familjar në komunën e Prizrenit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një person është shoqëruar për n stacion policor për shkak që ka vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së RKS-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së lidhur me virusin Covid-19.
“Prizren 20.08.2020-15:30. I dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në stacion policor për shkak se i njëjti e kishte organizuar një aheng familjar duke vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së RKS-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/