75 Mall Live Search
12:05 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Policia ia “zë në fyt” gjakovarit cigaren me marihuanë

Një gjakovar dje është zënë në flagrancë duke ndezur një cigare me marihuanë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Dah Polloshka” në Gjakovë.

Rreth orës 22:00, qytetari ishte duke konsumuar cigaren me lëndë narkotike të llojit marihuanë.

Pasi ka vërejtur policinë, ai e ka hedhur në tokë cigaren. Policia e ka arrestuar atë në vendin e ngjarjes.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt./Indeksonline/